Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras në një sfidë të zjarrtë në stadiumin ‘Liman Gega’.
Dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, por edhe njëherë në qendër të vëmendjes në ndeshjet e Superligës janë gjyqtarët dhe VAR-i.
Momenti më diskutabil ishte në minutën e 8-të të ndeshjes, kur vendasit protestuan ashpër për një penallti.
Ishte sulmuesi Sobowale që u fut bukur në zonë dhe u pengua nga mbrojtësi i mysafir Armend Halili, por gjyqtari kryesor nuk akordoi penallti.
Ky rast u rishikua nga VAR ku ishte në të Dardan Çaka, por çuditërisht as për të nuk ishte penallti.
Madje Çaka nuk e ftoi fare Gramos Shalën ta shoh rastin në ekran dhe për këtë pati ankesa trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi.
“Rasti i penalltisë në minutën e tetë është dashur të rishikohet. Në VAR ka qenë një gjyqtar që unë e respektoj si Dardan Çaka që është dashur ta lajmërojë gjyqtarin kryesor Gramos Shala për ta rishikuar VAR-in”
“Shala është në fund të karrierës dhe i them që të gjykojë drejt dhe me nder”, tha trajneri i Malishevës.
Gjithsesi nuk është hera e parë që gjyqtarët janë kritikuar shumë nga klubet për gabimet e bëra , por ata vazhdojnë të bëjnë gabime skandaloze në ndeshjet e Superligës.
Vendasit u ankuan edhe në disa ndërhyrje të palejueshme, ku gjyqtari Gramos Shala nuk i ndëshkonte fare me kartonë futbollistët mysafirë. /Gazeta Olle/