Rasti diskutabil me karton të kuq në takimin Gjilani – Dukagjini, sistemi VAR në Kosovë, flet ish-gjyqtari i njohur

Superliga e Kosovës ka startuar para disa javësh me një risi të madhe e cila ka të bëj me përmisimin e ndarjes së drejtësisë në kampionatin elitar të Kosovës.

Sistemi VAR fillimisht u testua në disa ndeshje kontrolluese parasezonale, derisa implementimi i saj në ndeshje zyrtare u bë në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

Në plan të parë duket se kjo videoasistencë është duke i ndihmuar gjyqtarët që të bëjnë sa më pak gabime, ku dihet se niveli i referimit është komentuar shumë vitet e fundit.

 

Një rast tejet diskutabil ka qenë në takimin e të dielës në mes Gjilanit dhe Dukagjinit ku lojtari i këtyre të fundit, Bujar Shabani u përjashtua me karton të kuq në minutat shtesë.

 

Mesfushori i klinasve dhe vetë klubi reaguan ashpër ndaj gjyqtarit Besfort Kasumi i cili pretendoi se Shabani bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj futbollistit të Gjilanit, me ç’rast e sanksionoi me kartonin e dytë të verdhë.

 

Demokracia.com ka kontaktuar me ish-gjyqtarin e njohur kosovar, Mustafë Domin në lidhje me këtë rast.

 

Domi u shpreh se në atë rast gjyqtari Kasumi nuk është dashur të akordojë as goditje të lirë, ndërsa për karton as që bëhëj fjalë.

 

Rasti që ka ndodh sipas mendimit tim nuk ka qenë as faull, ndërkohë nuk ka qenë as për karton të verdhë. Kjo është e vërteta e atij rasti në Gjilan”, u shpreh Domi.

 

 

Sa i përket sistemin VAR, Domi tha se FFK-ja ka bërë veprim të duhur me implementimin e saj.

 

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë një veprim të duhur me sistemin VAR. Për momentin është duke shkuar shumë mirë. Nuk kemi ndonjë rast diskutabil. Ndeshja që ishte mes Malishevës dhe Dritës ku topi e kaloi vijën e portës, nga ku aty edhe asisteni i pare, por edhe VAR-i jep sugjerimin se topi e ka kaluar vijën. Gabimet duhet me qenë shumë më të vogla se që kanë qenë herave të kaluara”, nënvizoi ai.

Lideri i mesfushës së Milanit drejt transferimit te Barcelona

Zyrtare: Vushtrria prezanton goditjen e radhës, nënshkruan me mesfushorin nga Shqipëria