Rastet pozitive të Genoas trembin Napolin e Rrahmanit, nesër futbollistët testohen për Covid-19

Katërmbëdhjetë (14) rastet pozitive me Covid-19 te klubi i Genoas kanë trembur në maksimum edhe Napolin, skuadrën ku angazhohet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Kjo pasi që këto dy skuadra u ballafaquan në fundjavë, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas mediave italiane, Napoli do të kryejë nesër në mëngjes testet për të gjithë futbollistët.

Deri më tani vetëm një lojtar ka rezultuar pozitiv te Napoli, sulmuesi Petagna.

Mbetet të shihet se si do t’iu dalin rezultatet nesër futbollistëve të skuadrës bardhekaltër.

Me shumë interes pritet edhe gjendja e Amir Rrahmanit, duke marrë parasysh që jemi në prag të sfidës ndaj Maqedonisë së Veriut. /Gazeta Olle/

🚨 LAJMI I FUNDIT 🚨🇲🇰 Shokohet Maqedonia, dyshohet se ylli i skuadrës është infektuar me Covid-19 para ndeshjes me Kosovën➡️ bit.ly/3cEl221

Gepostet von Gazeta OLLE am Montag, 28. September 2020