Rast i artë për Ujkanin, mund të paraqitet këtë jave me Torinon në Serie A

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkanit, siç po shihet i ka ardhur çasti për të mbrojtur për skuadrën e tij Torinon në ndeshje ndaj Udineses, kështu të paktën kanë deklaruar mediat italiane.

Në skuadrën e Torinës këtë të hënë është konfirmuar një rast me Covid-19, e siç duket del të jetë portieri Salvatore Sirigu. Gardiani në portën e skuadrës së Torinës, është i pakontestuar, por me për shkak se është prekur me Covdi-19 ai duhet të qëndroj për një kohë të gjatë në izolim

“Në mungesë të Sirigus, atëherë portierët rezervë janë Samir Ujkani dhe Vanja Milinkovic-Savic. Portieri kosovari është një hap para serbit”, thuhet në mediumin “Tuttosport”.

E si pasoj e kësaj është rasti që gardiani ynë ta rifitoj rastin dhe të jetë zgjedhja e parë e trajnerit David Nicola.

Kujtojmë që 32 vjeçari ka qenë shtylla kryesore e Kosovës në tri ndeshjet e muajit mars, shkak pas përjashtimit të Muriçit nga “Dardanët” pas mungesës së disiplinës. Ujkani ka mbrojtur në tri ndeshjet si me Lituaninë, Suedinë dhe Spanjën, ndërsa vetëm në ndeshjen me suedezët garadiani nga Vushtrria ka pasur një paraqitje të zbehtë.

Paraqitjet e tij me Kosovën dhe mungesa e Sirigus, mund të jenë shkaqet që Ujkani ta fitoj besimin e Nicolas dhe të jetë në formacionin kryesor ndaj Udineses.

Torino ndeshjen e fundit ka barazuar me Juventusin me rezultat prej 2 m 2 dhe në këtë ndeshje është paraqitur edhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, i cili është vlerësuar me notë të lartë 7.0.