Rashkaj tregon nëse Kosova ka ende gjasa për kualifikim

Gjatë një lidhje direkte në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, ai deklaroi se pas rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo ka qenë mundësia më e mirë për kualifikim.

“Gjasat janë ende aty, edhe pse tani paksa janë zbehur. Mendimi im para se të fillonte ky  kualifikim ka qenë dhe vazhdon të jetë se pas asaj me Maqedoninë e Veriut ka qenë rasti më i mirë për kualifikim,” tha Rashkaj.

Ai mendon se grupi i Kosovës është shumë i volitshëm, teksa shpreson në një kualifikim edhe pas rezultateve dëshpëruese në tre ndeshjet e para.

“Grupi ka qenë shumë i volitshëm për të arritur në vendin e dytë dhe të kualifikohemi. Ndoshta pas këtyre tre ndeshjeve nuk kemi arritur ato pikë që i kemi dëshiruar dhe jemi në një pozitë pak më të vështirë, por ka ende ndeshje,” tha Rashkaj

Hamdi Namani rikthehet te Llapi

Leci i sigurt: Giresse do të jetë trajneri më i dobët që ka parë ndonjëherë Kosova