Rashkaj i jep fund futbollit, nis karrierën si trajner në klubin e madh suedez

Anel Rashkaj ka nisur një karrierë të re, por vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me futbollin.

Ish-mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka nisur një karrierë të re, kësaj radhe si trajner.

33-vjeçari ka pasur një karrierë të pasur, ku kryesisht ka luajtur në skandinave, përveç dy muajve të kaluara te Prishtina.

Rashkaj ka luajtur për skuadrat si Halmstads, Sandnes Ulf, AFC Eskilstuna, SJK Seinajoki dhe Orgryte IS.

Ish-kapiteni i Kosovës pas 16 viteve në futbollin profesionist ka nisur karrierën e trajnerit ku tani ka marrë postin e trajnerit të grupmoshave U17.

“Pas 16 viteve fantastike si lojtar profesionist, ka ardhur koha me fillu një karrierë të re atë të trajnerit”.

“Jam i lumtur që këtë rrugëtim e filloj pikërisht në Akademinë e Halmstadit (Juniorët 17 vjeqar) aty ku prej kësaj akademie dola si lojtar profesionist”.
“Falënderoj Allahun për këtë rrugëtim fantastik për 16 vite me radhë. I falënderoj po ashtu gjithë lojtarët dhe klubet me të cilët kam bashkëpunuar”, ka shkruar Rashkaj. /Gazeta Olle

Dy presidentët e Dritës me komunikatë zyrtare: Draft Statuti i FFK-së ka shkelje të mëdha

Bayerni nuk arrin ta mposht as Kolnin