Milot Rashica po shijon pushimet e fundvitit në Dubaj me të fejuarën e tij.
Në Dubaj po qëndrojnë edhe disa futbollistë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.
E Rashica gjatë ditës së sotme ka takuar ish sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku.
Rashica e Bunjaku janë takuar në Dubaj dhe këtë e kanë konfirmuar përmes një fotografie të shpërndarë në Instagram.
Bunjaku, ka zhvilluar 6 takime për Kombëtaren e Kosovës, kurse numëron edhe tre gola të shënuar.
Aktualisht, 36 vjeçari po luan në Ligën e tretë gjermane te skuadra, Viktoria Koln./Gazeta Olle