Rashica shfryn “mllefin”: Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur vitin 2022 me fitore të jashtëzakonshme kundër Burkino Faso me rezultat 5:0, në miqësoren që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Insajderi.

Pas ndeshjes, Milot Rashica për mikrofonin e “SuperSport” deklaroi se është shumë i lumtur për golin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur se kam lujtur shumë ndeshje këtu. Jemi që tri-katër ditë me trajnerin e ri, na duhet pak më shumë kohë, me video e analiza për ta kuptuar filozofinë dhe lojën që kërkon trajneri. Besoj që sonte e kemi pas ndeshjen në kontrollë. Normal, besoj që ka me qenë një ndeshje jo e lehtë, se po luajnë kundër Një kundërshtari të forë. Dihet se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe në stadium do të ketë shumë tifozë shqiptarë”.

Rashica shënoi golin e parë më Përfaqësuesen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi më parë nuk ia kishte arritur.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër kombëtares së Zvicrës në Zurich.

Edhe kjo ndeshje do të jetë e karakterit miqësor

Ujkani: E rëndësishme që nuk pranuam gol, me Giresse më mirë se sa e kam pritur

Selmani: I lumtur për golin e parë, sidomos që erdhi para trajnerit të ri