Rashica shënon për Besiktasin, ndeshje fantastike në Stamboll

Milot Rashica gjen golin në Superligën turke. Sulmuesi dardan, pjesë e Besiktasit prej verës së kaluar, tundi rrjetën kundërshtare në përballjen shtëpiake kundër Rizesporit.

Ishte minuta e 65’ kur 27-vjeçari nga Vushtrria realizoi një gol të veçantë me kokë pas krosimit të Ghezzal.

Ky është goli i pestë sezonal në kampionat për Rashicën, i cili numëron edhe 4 asistime për shokët e skuadrës.

Si titullar për Besiktasin e ka nisur edhe Ernest Muçi, sulmuesi tjetër shqiptar i bardhezinjve nga Stambolli.

Rezultati i ndeshjes është mbërthyer në shifrat 2-2. /SS/

Lojtës Videosh

Artan Iljazi optimist: Tre pikët mbesin në Çair

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka pjesë e formacionit më të mirë