Rashica i sjell një pikë Vitesses (VIDEO)

Pas dy ndeshjeve në bankën rezervë, talenti kosovar i Vitesses, Milot Rashica rikthehet titullarë, transmeton Gazetaolle.com.

Ai luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Heracles e cila u zhvillua në fushën e kësaj të fundit.

Kjo ndeshje i takon javës së 16-të të elitës së futbollit holandez dhe përfundoi 1:1

Rezultati në 1:1 e barazoi pikërisht Rashica i cili shënoi në minutën e 75-të. (Gazetaolle.com).