Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard po lidhet me punën e Norwich Cityt dhe lehtë mund të bëhet trajner i yllit të Kosovës, Milot Rashica.
Sipas mediumit Daily Mail, Lampard është shfaqur si favoriti kryesor për t’u bërë zëvendësuesi i Daniel Farke në Norwich City, pasi trajneri gjerman u shkarkua nga klubi anglez të shtunën.
45-vjeçari u lirua nga detyrat e tij, pavarësisht se e udhëhoqi Norwichin drejt fitores së parë të sezonit në Ligën Premier të shtunën përmes një triumfi 2-1 ndaj Brentford.
Rezultati ende e lë Norwichin në zonën që bie nga kategoria, por ka barazuar pikët me Newcastle, i cili është ende pa fitore këtë sezon pas barazimit 1-1 ndaj Brighton.
Daniel Farke was sacked as head coach of Norwich City last night after their first Premier League win of the season. Frank Lampard was installed as favourite for the job, ahead of Lucien Favre, while Steve Bruce and John Terry were also in the frame. https://t.co/OjPMtaWlHi
— Times Sport (@TimesSport) November 7, 2021
Edhe shtëpitë e basteve e kanë vendosur ish-trajnerin e Chelseat, Lampard, si favoritin për punën e trajnerit te Norwich, me legjendën e Bluve dhe Anglisë që është ende i papunë pas shkarkimit të tij nga Stamford Bridge në fillim të këtij viti.
Lampard në rast emërimi te Norwich City, aty do ta gjente yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, si dhe talentin e huazuar nga Chelsea, Billy Gilmour.