Rashica: Nuk kemi çfarë të humbim, duhet të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse u mposhtën nga Greqia në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Milot Rashica tha se ishte e vështirë të thyhej Greqia, sidomos pas pranimit të golit.

Besoj që e filluam mirë, por pas pranimit të golit u duk se Greqia e mori lojën në kontrollë. Ishte e vështirë për neve. Nuk kemi çfarë të humbim, duhet të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut”, tha Rashica.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Irlandës së Veriut më 9 qershor në “Fadil Vokrri”.

Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluara këtë të diel në Ligën e Kombeve

Muriqi: Besoj që nuk kemi merituar humbjen ndaj Greqisë, por nuk kemi kohë të jemi të dëshpëruar