Rashica me vlerën më të lartë te Werder Bremen

Yjet kosovar po “çmendin” ligat më të forta evropiane.

Vedat Muriqi në Turqi, Amir Rrahmani në Itali e Milot Rashica në Gjermani janë tre futbollistët që po lënë më së shumti gjurmë.

Milot Rashicës së fundmi i është rritur vlera në treg. Nga 20 milionë sa ishte në sajtin “Transfermarkt”, tani ai vlen 35 milionë.

Me këtë rritje, ai është bërë lojtari më i vlefshëm te klubi i Werderit.

Ai la prapa Maximilian Eggestein me 23 milionë e Davy Klaassen me 22.