Rashica me asistim fantastik, Galatasaray në epërsi (Video)

Milot Rashica ka bërë një asistim të mrekullueshëm në ndeshjen e xhiros së 16-të në Superligën Turke që u zhvillua ndërmjet Galatasarayt dhe Ankaragucu.

Ishin mysafirët ata që realizuan të parët me golin e Taylan Antalyali të shënuar që në minutën e shtatë të takimit.

Mirëpo, nuk vonoi reagimi i vendasve, të cilët shumë shpejt ia dolën ta përmbysnin rezultatin.

Goli i barazimit u shënua nga Baris Alper Yilmaz (16’), por arkitekt i këtij goli ishte anësori i Kosovës, i cili dhuroi një harkim fantastik në zonë dhe bashkëlojtari i tij nuk e pati vështirë të shënonte me kokë.

Pasoi goli i përmbysjes në minutën e 30-të përmes Bafetimbi Gomis, i cili u asistua nga Dries Mertens dhe me rezultat prej 2-1 për vendasit, skuadrat shkuan në pushim.

Roma bën detyrën, mposht me rezultat minimal Bolognën

Arbnor Muja më i miri i muajit dhjetor te Antwerp