Rashica: Jemi të ngjashëm me turqit, Turqia është një nga vendet e para që njohu Kosovën

Galatasaray zhvilloi një merkato cilësore në verë duke afruar në skuadër emra si Mauro Icardi dhe Dries Mertens.

Me klubin më të madh turk firmosi edhe Milot Rashica, i cili deri tani numëron dy gola dhe dy asiste në sezonin e parë me ekipin e ri.

Në një prononcim për shtypin turk, 26-vjeçari nga Vushtrria, autor i 46 ndeshjeve dhe 8 golave me përfaqësuesen e Kosovës, u shpreh se populli shqiptar dhe ai turk kanë ngjashmëri të mëdha. “Në Turqi jetojnë shumë persona me origjinë kosovare dhe shqiptare”.

“Këtu ka edhe lojtarë kosovarë që luajnë në klube të tjera. Përveç kësaj, Turqia është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën. Ne mbajmë një marrëdhënie të ngushtë”.

“Ne jemi njerëz të ngjashëm; kulturat tona dhe madje edhe ajo që hamë, janë shumë të ngjashme”, u shpreh sulmuesi dardan, i cili është huazuar në Stamboll nga anglezët e Norwichit.

Përleshje të mëdha në fundin e derbit, pasi futbollistët e Partizanit tentuan ta ngulitin flamurin e tyre në mes të fushës (Video)

E vendos UEFA, Shaqiri dhe Xhaka në mars luajnë në Serbi