Rashica: Ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi zhvilluar

Kosova është mposhtur nga Spanja (0-2), në një ndeshje që luajtëm shumë mirë, nga fillimi deri në fund.

Golat për Spanjën i realizuan Pablo Fornals dhe Ferran Torres, nga një në secilën pjesë.

Milot Rashica i pati disa raste shumë të mira, por nuk arriti të shënonte, teksa ende nuk e ka gjetur golin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Kjo sot ishte një prej ndeshjeve më të mira që i kemi bërë deri tani. Patëm raste të 100 për qind”.

“Dëshira ishte shumë e madhe të shënoj edhe t’i i gëzoj këta tifozë. S’e di as vet. Një gol këtu do e kisha ndërruar me tre a katër gola diku tjetër. Shpresoj që vjen sa më shpejt”, ka thënë  Rashica.

Kosova zbret në pozitën e katërt me 4 pikë, ndërsa Spanja është lider me 13 pikë.

Shqipëria fiton me goleadë ndaj San Marinos

Challandes: Nuk largohem nga Kosova