Rashica ia bën sefte, shënon gol të bukur për Besiktasin (Video)

Milot Rashica ka filluar të krijojë vend dhe të adaptohet me klubin e tij të ri, Besiktas.

Ylli i Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Sivasspor, ka arritur të gjejë edhe golin e parë.

Zhvillohej minuta e 40-të, kur Vincent Aboubakar, asistoi te Milot Rashica i cili nga afër me qetësi shënoi për 2-0.

Pas golit ai festoi me tifozët e Beisktasit duke bërë shqiponjën, që është edhe simbol i klubit turk.

Golin e parë me herët e kishte shënuar Omar Colley për 1-0.

Rashica vitin e shkuar ka luajtur me Galatasarayn, ku u shpall kampion.

https://twitter.com/golsuperlig_5/status/1698379726992130465?s=20

Batatina flet pas barazimit me Prishtinën: Objektivi ynë janë njëra nga tre pozitat e para

Spektakël në ‘Emirates’, Arsenali mposht Manchester Unitedin në derbin e Premier League