Rashica i refuzoi për të kaluar tek Leverkusen, reagojnë tifozët e Aston Villës

Anësori i Werder Bremenit, Milot Rashica i cili është lidhur me një kalim tek Aston Villa gjatë afatit kalimtar veror, raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u transferuar te Bayer Leverkuseni në janar.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i lidhur ngushtë me një kalim në “Villa Park”, por marrëveshja mes palëve nuk arriti të konkretizohej asnjëherë.

Aston Villa raportohej se ishte pajtuar të paguajë klauzolën e Rashicës, por që kushtet personale ishin bërë problematike.

Tani, mediumi gjerman “Bild” raporton se Rashica tashmë ka vendosur t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në afatin kalimtar dimëror.

Dhe tifozët e Aston Villës kanë reaguar pas këtyre zhvillimeve, derisa njëri prej tyre në rrjetet sociale shkroi: “Ne nuk kemi nevojë për të më”.

“Do të ishte një transferim i keq”, shkroi një tjetër.

Ndërkaq, një tjetër shkroi: “Lëvizja e tij e madhe ishte Leverkuseni? Dikush të më tregojë se ai do të marrë një agjent më të mirë”.