Ndeshja nisi me ritëm të kënaqshëm dhe raste nga të dyja anët. Fillimisht rrezikoi Mohamed Salah, por gjuajtja e tij u prit nga Tim Krul.
Temmu Pukki rrezikoi për Norwich, para se Salah të rrezikoi sërish.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Salah gjeti Diogo Jotan i cili shënoi për 1-0.
Pas golit ra paska tempo e lojës duke mos pasur raste.
Në pjesën e dytë Liverpooli ishte më i saktë para portës, duke e konfirmuar fitoren.
Në minutën e 65-të, Roberto Firmino gjeti rrjetën për 2-0 pas asistimi të Salah.
Liverpooli golin e tretë e shënoi në minutën e 74-të, me lojtarin më të mirë në këtë ndeshje egjiptianin Salah (3-0).
Milot Rashica në këtë ndeshje luajti për 77 minuta, duke qenë rrezik konstant për mbrojtjen e Liverpoolit.
Liverpooli ka tri pikë pas kësaj ndeshje, ndërsa Norwich nuk ka ende pikë.