Rashica: Duhet të fitonim edhe sot, por edhe barazimi ishte shtysë

Milot Rashica ka vlerësuar barazimin 2-2 mes Kosovës dhe Zvicrës, si një performancë të mirë ku e dhanë maksimunim.

Të gjithë e dinim rëndësinë e ndeshjes. Besoj se ishte performancë shumë e mirë, kishim mundësi të shënonim edhe në pjesën e parë. Por luajtëm përballë kundërshtarit më të mirë në grup, dhamë maksimumin.

U fokusuam pak më shumë në mbrojtje. Provuam kundërsulmet dhe t’u mbyllnim mesfushën. Ia dolëm dhe shënuam gola.

Sulmuesi i Besiktasit në intervistë për SuperSport 3, theksoi se objektivi tashmë është fitorja në Rumani.

Dardanët të martën do të balladaqohen me Rumaninë në Bukuresht e cila do të jetë si një “finale” për djemtë e Primoz Glihas

E dimë rëndësinë e asaj ndeshjeje. Do të shkojmë për fitore atje. Duhet të fitonim sot, por edhe barazimi ishte shtysë. “, tha Rashica.

Bernard Berisha: Trajneri e kishte përgatitur që ta mbyllnim 0 – 0

Shaqiri: Respekt për Kosovën, një skuadër që ka shumë cilësi