Rashica del triumfues në mes të Beogradit

Ish-trajneri i Prishtinës, Andin Rashica, ka arritur një sukses të madh si ndihmës trajner te skuadra turke, Manisa.

Mbrëmë, ai dhe trajneri kryesor, Ertuğ Tuzcukaja, shënuan një fitore të rëndësishme ndaj FMP Belgrade në Beograd, shkruan Gazeta OLLE.

Fitorja është veçanërisht e rëndësishme, pasi erdhi në kuadër të Ligës së Kampionëve në basketboll, një kompeticion prestigjioz në arenën evropiane.

Ky triumf është një arritje e madhe për Rashicën dhe Manisën, duke rritur ambiciet e tyre për një paraqitje të suksesshme në këtë turne të nivelit të lartë.

Kosova përfundon stërvitjen e fundit para udhëtimit në Lituani

Zyrtare: Nadal pensionohet nga tenisi