Rashica debuton me fitore te Galatasray

Milot Rashica ka debutuar në fitoren e Galatasarayt, kundër Kasimpasas në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me rezultat 3-2.

Rashica ditë më kompletoi kalimin te Galatasaray ndaj Norwich City, në formë huazimi.

Sulmuesi anësor i Kosovës u fut në lojë në minutën e 83-të.

Ai pati madje edhe një rast për shënim, gjuajtja e të cilit u ndal.

Te Kasimpasa nga minuta e parë luajtën Florent Hadërgjonaj dhe Bersnat Celina.

Galatasaray mban vendin e tretë me 13 pikë, kurse Kasimpasa zë pozitën e 13-të me gjashtë pikë

Shtyhet ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit

Reagimi i parë i Thomas Tuchel pas shkarkimit nga Chelsea