Rashica: Besart Berisha, përforcim i madh për Kosovën

Milot Rashica ka folur për mediat pas stërvitjes me përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo e fundit do të luajë me Islandën në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Ai ndër të tjerash ka vlerësuar lartë eksperiencën e sulmuesit Besasrt Berisha, transmeton Telegrafi.

“Ardhja e Berishës është një përforcim i madh për ne sepse është futbollist me përvojë të madhe”, theksoi Rashica.

Theksojmë se ndeshja zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe fillon në ora 20:45.