Rashica apo Muriqi? 12 trajnerët e Superligës e zgjedhin këtë futbollist

Dymbëdhjetë trajnerët e Superligës së Kosovës në futboll kanë votuar në një sondazh të organizuar nga gazeta “Zëri” për “Lojtarin më të Mirë për Vitin 2019”.

Ylli i Kosovës dhe i Werder e Bremenit Milot Rashica ka fituar me gjashtë vota, pesë vota i ka marrë sulmuesi i Fenerbaçes Vedat Muriqi.

Shpallja e “Futbollistit më të Mirë për Vitin 2019” nga Federata e Futbollit e Kosovës do të bëhet më 20 dhjetor, derisa FFK-ja ka zbuluar edhe komisionin për shpalljen e laureatëve, i cili përbëhet nga Agim Dibrani, Vjollcë Krasniqi dhe Bekim Rexhepi

Votat e trajnerëve të Superligës për “Lojtarin e Vitit 2019”:

Ismet Munshi – Milot Rashica

Gentjan Mezani – Vedat Muriqi

Ardian Nuhiu – Vedat Muriqi

Armend Dallku – Milot Rashica

Agim Sopi – Vedat Muriqi

Tahir Lushtaku – Vedat Muriqi

Tahir Batatina – Nuk ka votuar

Shpëtim Idrizi – Milot Rashica

Bylbyl Sokoli – Milot Rashica

Bekim Isufi – Milot Rashica

Fitim Llapashtica – Milot Rashica

Severin Elezaj – Vedat Muriqi