Rashani vazhdon shkëlqimin në Turqi, shënon gol dhe asiston në fitoren e Erzurumit(Video)

Elbasan Rashani ka vazhduar me ndeshje të mira në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi kosovar ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në fitoren që skuadra e tij Erzurum BB e arriti 2-3 në udhëtim te Alanyaspor.

Vushtrriasi asistoi në golin e parë që ishte autogol, në minutën e fundit të pjesës së parë për ta ngushtuar epërsinë në 2-1.

Ndërkohë në pjesën e dytë Rashani realizoi në minutën e 73-të për ta barazuar rezultatin në 2-2, shkruan Gazeta Olle.

Rashani iu bashkua skuadrës turke Erzurumspor në janar, ku ka bërë paraqitje shumë të mira.

Sulmuesi anësorë ka realizuar tre gola në Superligën turke, derisa Erzurumspor ka rënë nga elita.

Gjithsesi ylli nga Kosova do të largohet si futbollist i lirë nga kjo skuadër dhe pritet të mbetet në futbollin turk, pasi tanimë disa skuadra kanë shprehur interesim për të. /Gazeta Olle/