Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit francez, duke shënuar një tjetër gol.
Sulmuesi nga Kosova ka gjetur golin e tetë në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Rashani si gjithmonë e nisi si titullar ndeshjen mes Clermont dhe Montpellier.
Vetëm pas katër minutave lojë, Elba u asistua nga Bayo dhe shënoi nga afërsia në portën e mysafirëve për 1-0.
Por vushtrriasi ishte i pafat, pasi zgjati muskulin e këmbës së djathtë dhe vetëm pas 10 minutave lojë u zëvendësua.
Për Rashanin goli ndaj Montpellier ishte i teti këtë edicion në Ligue 1, derisa ka edhe tre asistime.