Njëri nga futbollistët më në formë të Kosovës, mesfushori i Clermont, Elbasan Rashani ka thënë se ekipi ka ardhur me synim për të marrë rezultat të mirë, shkruan Gazeta Olle.
“Kemi ardhur me synim të marrim rezultat të mirë. Për ne është me rendësi të kemi përformacë të mirë dhe rezultati të vijë në bazë të përformancës. Unë jam duke kaluar formë të mirë dhe jam gati për fitore, ashtu siç janë edhe pjesë tjetër e ekipit dhe jemi gati për një ndeshje të mire”, ka thënë Rashani.
Ndeshja në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovë zhillohet nesër me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Batumi Arena”.
/Gazeta Olle/