Rashani fantastik, asiston përsëri në Ligue 1

Elbasan Rashani ka vazhduar me formë fantastike në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi nga Kosova e ka nisur nga minuta e parë takimin për skuadrën e tij Clermont Foot përballë Metz.

Në minutën e 38-të, vushtrriasi ka asistuar për Mohamed Bayo i cili ka shënuar për 1-2.

Pas 45 minutave të para, Clermont po humb 1-2 nga Metz, derisa Rashani është më i dalluari tek skuadra e tij.

Kujtojmë që reprezentuesi kosovar në tri ndeshjet e para në Ligue 1 ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime me këtë të sotmin. /Gazeta Olle/

Bernard Challandes nesër mbanë konferencë për shtyp

Ballkani fiton derbin ndaj Prishtinës, Gjilani merr tri pikët e para