Pas gjashtë muajve shkëlqim në Superligën e Turqisë, Rashani u transferua tek skuadra e sapo ngjitur në Ligue 1, Clermont.
E në ndeshjen e tij debutuese, Rashani ka arritur të shënojë edhe golin e parë.
Sulmuesi nga Kosova u inkuadrua në pjesën e dytë për Clermontin në fitoren 3-2 ndaj St Etiennes.
Vushtrriasi realizoi golin e tretë në ndeshje, kur u gjend mjaftë mirë në zonë dhe me lehtësi e dërgoi topin në rrjetë.
Goli i tij i parë me Clermontin tregon qartë se Rashani është në formë dhe pritet shumë nga ai në Ligue 1. /Gazeta Olle/
Golin mund ta ndiqni nga minuta 1:41:27