Raportohet i zhdukur futbollisti i Juventusit, klubi kërkon ndihmën e medieve

Raportohet se mesfushori ofanziv holandez, Mohamed Ihattaren është zhdukur.

 

Futbollisti i Sampdorias është rikthyer në Holandë për ndeshjet me ekipin kombëtar, ndërsa thuhet se që nga data 12 tetor nuk është parë, raporton La Gazzetta dello Sport.

19-vjeçari u kthye në Holandë javën e kaluar për arsye private dhe që atëherë është zhdukur nga radarët.

Klubi italian ka tentuar të telefonojë me të, por që ka qenë e pamundur. Thuhet se ai nuk dëshiron të rikthehet në Itali.

Edhe mediat ‘tulipane’ janë hedhur në kërkim të tij.

Ihattaren u ble verën e kaluar nga Juventusi, i cili pagoi 1.9 milionë euro për PSV dhe ia huazoi talentin Sampdorias.

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Bashkimi fiton me lehtësi ndaj Dritës