Raporti, Fushë Kosova – Liria

Liria ka zhvilluar lojën më të dobët të stinorit pranveror. Nuk ka qenë vetëm humba 2:1 ndaj Fushë Kosovës, por loja ka qenë shumë dëshpëruese dhe ku ka pasur shpërputhje totale mes reparteve.

Vendësit, jo që ishin superior, ngase loja zhvillohej në mesin e fushës, por Liria u shfaq shumë e dobët dhe anemike. Minuta e 7-të solli epërsinë, 1:0 me autor Adonis Breznicën, një gol që mund të quhet i dyshimtë, nëse topi kaloi apo jo vijën fatale të portës. Mirëpo, në anën tjetër , Liria nuk mundi të organizohej në 45 minutëshin e parë sa i takon lojës, apo ndonjë sulmi më premtues.

Dy minuta para fundit të pjesës së parë, vendësit mbetën pa një futbollisë, pasi u përjashtua Faton Rama. Dhe kur pritej që Liria në vazhdim të ngjallej e madje edhe ë përmbyste rezultatin, ngase pati epërsinë numerike, ndodhi e kudnërta, vendësit shënojnë në min. 47-të golin e dytë përmes Fitim Krasniqit, 2:0. Liria edhe përkundër disa zëvendësimeve nuk mundi më shumë se të shënoi një gol përmes Badallit, që ishe edhe rezulai përfundimtar 2:1 ( ’90) për vendësit.

Paraprakishë, u qëllua me mjet ë fortë anësori Ali Peshteri, dhe ndeshja u ndërpre për rrehtë 10 minuta, derisa ai u afësua dhe u zbraz dhe tribuna lindore në ndërkohë. Kjo është humbja e dytë rreshtë e Lirisë, pas asaj me Llapin javën e kaluar.

Liria luajti me këtë përbërje: Ruxhi, Mazreku, Dina, Rexhaj (Badalli), Qakalli, Loshaj, Kryeziu, Mullallari (Mustafa), Guci (Elezaj), Fetahaj, Gashi.

Autor: B.K.