Rapa do t’i mungojë gjatë Gjilanit, klubi me mesazh motivues për të

SC Gjilani sapo ka përfunduar fazën e parë përgatitore në Ohër.

Klubi bardhekuq tanimë janë rikthyer në Kosovë, ku do të vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Megjithatë një mungesë e madhe për skuadrën e Ismet Munishit do të jetë mbrojtësi Oliton Rapa.

Rapa ka pësuar një frakturë në dorë dhe do t’i mungojë klubit për katër apo pesë javë.

Këtë e ka konfirmuar Gjilani, derisa nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare i kanë uruar shërim të shpejtë.

“Shërim të shpejtë Oliton”, ka shkruar faqja zyrtare e Gjilanit.

/Gazeta Olle/

Ademi takon Capellon, e vlerëson si enciklopedi të futbollit

Rita Ora gjysmë e zhveshur në përkrahje të Anglisë para finales: Po vjen në shtëpi