Kapiteni i Interit, Andrea Ranocchia, e vlerëson Carlo Ancelottin si një trajner të madh dhe fitues, në prag të kthimit të teknikut italian në klubin e Milanit.
“Ancelotti rikthehet te Milani? Ai do të jetë një rikthim i madh. Ancelotti është një trajner i madh dhe fitues. Rinovimi? Mungon vetëm zyrtarizimi i Interit, gjithçka është gati”, deklaroi Ranocchia.
Me rikthimin e Ancelottit, edhe derbi Milan-Inter pritet të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm.