Ramush Haradinaj: Na bëtë të ndihemi krenar me ju

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, theksoi se rezultate e futbollit bënë që të ndihemi të gjithë krenarë me ta.

Në fjalimin e tij në ceremoninë Laureatët 2019, Haradinaj theksoi se futbolli e vuri Kosovën në hartën e futbollit botëror.

“Vitin e kaluar na bëtë krenarë duke mos pësuar asnjë humbje, ku u ndritët në Ligën C të Ligës së Komvëve, kurse këtë vit e gjithë Kosova u mburr me ju. Ju e vutë futbollin tonë në hartën e futbollit botëror”, tha Haradinaj në fjalimin e tij, raporton Gazeta Olle.

“Na bashkuar gjithë Kosovën, gjithë ne na bëtë të ndihemi krenarë dhe na mësuat se vetëm të bashkuar kalojmë sfidat e mëdha”, shtoi ai.