Sergio Ramos shtyu një fotograf pas humbjes 1-0 të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut mbrëmë.
Spanjolli ishte duke duartrokitur fansat, teksa i linte zhgënjimet e tij të vlonin.
Pasi u godit nga një kameraman, Ramos ndaloi dhe u filloi ta shtynte atë. 36-vjeçari më pas u prek nga një fotograf tjetër.
Spanjolli nuk duroi më shumë dhe e shtyu edhe të dytin edhe më fuqishëm.
Por, për këto sjellje, mbrojtësi mund ta pësojë keq nga UEFA, pasi është një veprim tejet i shëmtuar nga një lojtar tejet me përvojë.
Sergio Ramos… 😭💀💀
— PSG Report (@PSG_Report) February 15, 2023