Ramos: Lamtumirë Real Madrid

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka vendosur përfundimisht të largohet nga klubi.

Sergio Ramos ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Qendërmbrojtësi është i pakënaqur dhe dëshiron të braktis gjigantin nga Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

“Me gjithë dhimbjen në zemër, Ramos është i gatshëm të largohet nga Real Madrid”, shkruan gazeta.

Reprezentuesi spanjoll ka mosmarrëveshje me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, dhe dëshiron t’i jap fund aventurës në kryeqytetin spanjoll, duke u transferuar në Manchester United.