Ramos i kthehet Realit

Mbrojtësi më i mirë i Real Madridit, Sergio Ramos, është rikuperuar nga lëndimi. Andaj, ai do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen kundër Levantes të dielën në kuadër të La Ligës.

Në mungesë të tij, Los Blancos kanë dëshpëruar në mbrojtje dhe janë në seri negative prej tri ndeshjeve pa fitore. Por, rikthimi i Ramos do të shërbejë siguri më të madhe në mbrojtje, e sidomos tani kur skuadra ka filluar të mendojë për El Clasicon kundër Barcelonës më 22 mars.