Ramiz Sadiku kompleton një transferim dhe vazhdon bashkëpunimin me tre futbollistë të rëndësishëm

Skuadrat kosovare po përgatiten maksimalisht për edicionin e ri 2021/22.

Ramiz Sadiku ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me një futbollist të ri dhe ka vazhduar kontratat e tre lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, shkruan Gazeta Olle.

Guri Hana është transferi i ri i prishtinasve, qendërmbrojtësi i cili kishte luajtur në Superligë edicionin e fundit te Besa e Pejës.

Ndërsa klubi ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenin Mubarek Musliu, Arlind Veliu dhe Armend Misini, të cilët do të veshin fanellën e Ramiz Sadikut edhe për një vit.

Kujtojmë se verdhezinjtë garojnë në Ligën e Parë, ku nuk do të kenë aspak punë të lehtë.

/Gazeta Olle/

 

Klubi i Serie A shënjestrëron Jurgen Çelhakën, zbulohet oferta

Aro Muric pas debutimit në Turqi: Jam duke ushtruar që dy jave dhe po jap më të mirën nga vetja