Vushtrria ka fituar 2-0 në fundjavë ndaj Ramiz Sadikut.
Megjithatë skuadra kryeqytetase kërkonte tre pikët në tavolinë me arsyetim se trajneri Armend Dallku ka udhëhequr Vushtrrinë me katër kartonë të verdhë.
Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që rezultati të mbetet ai i fushës.