Ramiz Sadiku, ‘hirushja’ e këtij sezoni në Kupën e Kosovës – a mund ta përsëritë suksesin e Dukagjinit duke prekur finalen?

Ramiz Sadiku ka shkuar emrin në mesin e katër skuadrave gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës.

Klubi që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, mposhti të enjten KEK-un me rezultatin 2-1 për të kaluar në mesin e më të mirëve.

Në gjysmëfinale më herët ishin kualifikuar Llapi, Prishtina dhe Drita.

Festa e lojtarëve në zhveshtore (Foto: Ramiz Sadiku)

Për skuadrën e drejtuar nga Elon Berisha, kjo është hera e parë pas luftës që arrin deri në këtë fazë në këtë kompeticion.

Ramiz Sadiku për të arritur deri këtu mposhti dy rivalë të denjë nga rangu i tyre, si Vushtrrinë pas vazhdimeve 2-1 dhe 2 Korrikun me rezultat të thellë 6-1.

Pamje nga ndeshja e fundit ndaj KEK-ut (Foto: Rami Sadiku)

Në çerekfinale kishin kundërshtarë pak më të lehtë pasi eliminuan KEK-un që bën gara në rangun e tretë.

Suksesi i Dukagjinit sezonin e shkuar

Tani kanë mbetur vetëm edhe ndeshjet gjysmëfinale (zhvillohen nga dy ndeshje), që të dihen finalistët.

Sezonin e shkuar ishte Dukagjini i Klinës, që nga Liga e Parë arritën deri në finale të kësaj gare.

Dukagjini që udhëhiqej nga Armend Dallku edhe në atë kohë, kishte brazuar me rezultat 1-1, ndërsa vetëm pas penalltive kishte pësuar humbje.

Një suksese i madh i klinasve që për pak nuk u konkretizua me daljen në Evropë.

Ecuria e Ramiz Sadikut në Ligën e Parë

Edhe në Ligën e Parë, skuadra e drejtuar nga trajneri me perspektiv, Elon Berisha, ka rezultate të mira.

Ramiz Sadiku aktualisht mban vendin e tretë në renditje me 28 pikë, tetë pikë pas Vushtrrisë që është e dyta.

Pozita e dytë është ajo që dërgon në play-off, por duket paksa e vështirë e arritshme.

Trajneri i Ramiz Sadikut, Elon Berisha (Foto: Ramiz Sadiku)

Një ecuri jo aq e mirë në pranverë kishte bërë që ‘ndërtimtarët’ të mbesin paksa prapa me pikë në luftën për inkuadrim në elitë.

Me një skuadër të talentuar, Ramiz Sadiku, pritet tu shkaktojë probleme pa marr parasysh se kush do të jetë kundërshtarë i tyre në gjysmëfinale ./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 19-të në Ligën e Parë

Tahir Batatina para përballjes me Dukagjinin, ka një thirrje për Legjendat