Ramiz Sadiku, 2 Korriku dhe Flamurtari shpallen kampionë në Prishtinë

Janë zhvilluar sot ndeshjet finale të Lidhjes Rajonale të Prishtinës për grupmoshat e reja.

Ramiz Sadiku, 2 Korriku dhe Flamurtari janë kampionë të rinjë në kategoritë U-13, U-15 dhe U-17.

Për U 13, Ramiz Sadiku mundi 2 Korrikun A 3:1, shkruan Gazeta Olle.

2 Korriku A, që ishte në finale me tri kategori, triumfoi për U-15, duke mposhtur Kurdën me penallti 4:3, rezultati në kohë të rregullt 1:1.

Për U-17, Flamurtari u shpall kampion pasi mundi 2 Korrikun A 1:0.

Ndeshjet finale janë luajtur në Kizhnicë.

2 korriku