Ramiz Krasniqi, trajner i Prishtinës?

Ramiz Krasniqi pritet të rikthehet te Prishtina pas tri vite e gjysmë. Trajneri prishtinas me gjasë do ta zëvendësojë Bylbyl Sokolin, i cili të hënën dha dorëheqje të parevokueshme, pas barazimit 0:0 me Vëllaznimin.

Lajmi për rikthimin e tij është konfirmuar nga një zyrtar i Prishtinës për GazetaOlle.com. Olle ka kontaktuar edhe Krasniqin, i cili konfirmon kontaktet me drejtuesit e klubit.

Unë kam pasur kontakte me drejtuesit e Prishtinës, mirëpo nuk kemi arritur ende marrëveshje. Ndoshta një gjë e tillë do të ndodh sonte ose nesër, të shohim”, tha Krasniqi për GazetaOlle.com.

Ramizi ishte shkarkuar nga Prishtina në nëntor të 2011-tës, për t’ia lënë vendin gjermanit, Wolfgang Jerat. Nga ajo kohë kishte drejtuar dy herë Feronikelin, me të cilën vitin e kaluar e fitoi Digitalb Kupën e Kosovës. (Gazeta Olle)