Ramiz Krasniqi: Në Kizhnicë, dihet pse shkojmë

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi ka respekt të madh për Hajvalinë, para ndeshjes së nesërme që zhvillohet në Kizhnicë.

Takimi është i vlefshëm për javën 30 të Raiffeisen Superligës.

Prishtinës i duhet fitorja si kurrë më parë.

“Mesiguri do të jetë vështirë dhe njëkohësisht interesant, pavarësisht nga pozita e Hajvalisë e cila ka treguar gjatë këtij kampionati që ka kualitet dhe cilësi, sepse edhe vetë rezultatet deri në një periudhë i ka pasur, pastaj problemet e tyre të brendshme se si, qysh…por në përgjithësi kanë pasur nivel sipër”, tha Krasniqi për prishtinafc.com

“Ne do të shkojmë të luajmë këtë ndeshje, sigurisht të motivuar maksimalisht dhe për rezultat sa më pozitiv. Duke e respektuar gjithmonë Hajvalinë, sepse pres se do të japin mundin e vetë, por motivi është nga ana jonë duke e ditur për çka luftojmë dhe sigurisht se do të luftojmë maksimalisht. Për fat të mirë tani kemi vetëm një mungesë, janë rikthyer dy-tre futbollistë pas periudhës së gjatë ku besoj se do të na bashkëngjiten dhe do të na ndihmojnë në momentet e duhura në ndeshjet e radhës”, shtoi ai.