Ramiz Krasniqi ia kalon Bylbyl Sokolit

Ramiz Krasniqi apo Bylbyl Sokoli? I pari po tregohet shumë më I suksesshëm se sa i dyti për nga statistikat e deritashme gjatë këtij edicioni.

Sokoli që drejtoi Prishtinën deri në javën 23, arriti që këtë vit në shtatë ndeshje të tubojë 14 pikë. Në anën tjetër, pasardhësi i tij, Ramiz Krasniqi, në vetëm pesë ndeshjet e para ia doli të kalojë ‘profën’.

‘Mizi’ arriti që në pesë ndeshje sa drejtoi deri tash Prishtinën, të tubojë hiq më pak se 15 pikë.

Ky dallim mes trajnerësh është vërejtur edhe në deklaratat e lojtarëve, të cilët po e ndiejnë veten shumë më mirë se sa në kohën e Bylbyl Sokolit.

Besoj se jemi të rikthyer në lojë, sidomos me ardhjen e trajnerit të ri dhe gjithçka po shkon mirë dhe besoj se do të vazhdojmë kështu. Sa i përket formës sime, unë në çdo ndeshje tentoj të jap maksimumin tim dhe t’i ndihmoj skuadrës sa më shumë, kurse normalisht motivi nuk mungon, sepse jemi duke shkuar drejt titullit, por edhe kemi trajner që është duke na motivuar mjaft mire”, ishin fjalët e Mentor Zhdrellës për prishtinafc.com, referuar trajnerit Ramiz Krasniqi. (Gazeta Olle)