Rami Hadar publikon listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e radhës

Trajneri i Kosovës A, Rami Hadar ka publikuar listën e gjerë të Kosovës për ndeshjet e Korrikut dhe Gushtit.
Hadar ka përzgjedhur 17 lojtarë, të cilët do të jenë në grumbullime, e më pas lista do të shkurtohet në 12, që do të mundohen të arrijnë rezultate sa më të mira në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Krahas viteve të fundit listës i është shtuar Lis Shoshi e Dardan Kapiti, ndërsa Dominic Artis, i është bashkuar për herë të parë Kosovës, i cili do të luajë si lojtar i natyralizuar në pozitën e organizatorit. Për herë të parë Kosovës A iu është bashkangjitur edhe Shendrit Llapi, i cili me herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.
Kosova është në Grupin H, ku do të luajë me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikimet e Eurobasket 2025.
Ndeshjen e parë Kosova e luan në shtëpi më 19 korrik, ku e pret Zvicrën, pastaj luan dy ndeshje jashtë më 26 korrik ndaj Danimarkës dhe me Zvicrën më 29 korrik. Ciklin para kualifikues Kosova e mbyll në shtëpi më 5 gusht, ku është nikoqire e Danimarkës.
Kosova këtë vit për herë të parë ndeshjet në shtëpi do t’i zhvillojë në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Lista e plotë:

  1. Dominic Artis
  2. Valon Bunjaku
  3. Dardan Berisha
  4. Mikaile Tmusic
  5. Altin Morina
  6. Musab Mala
  7. Arian Qallaku
  8. Drilon Hajrizi
  9. Erjon Kastrati
  10. Meriton Ismaili
  11. Rron Ukaj
  12. Muhamedali Janjeva
  13. Lis Shoshi
  14. Gëzim Morina
  15. Dardan Kapiti
  16. Fisnik Rugova
  17. Shendrit Llapi

Real Madridi prezanton fanellën e parë të sezonit të ri

Endrit Krasniqi konfirmon ndarjen me Prishtinën: Katër vite, katër trofe