Ramadani zbulon qëllimin e Prishtinës ndaj Ferencvarosit

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjes së raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve, ndaj Ferencvarosit.

Ramadani është përballur me shumë pyetje nga gazetarë hungarezë, shkruan Gazeta Olle.

“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta”, tha Ramadani, duke theksuar se skuadra vendase e Ferencvarosh është favorit absolut para përballjes së nesërme.

“Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”, theksoi Ramadani.

Në insistimin e gazetarëve se me çka nënkupton me rezultat pozitiv se në çka konkretisht mendon ai, Ramadani tha:

“Gjithsesi me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë nesër është të shënojmë një gol. Dhe, duke i besuar shumë mbrojtjes sime, dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do të ia vështirësojmë shumë punët”, ka shtuar ai.

Kurse, trajneri i kryeqytetasve tregoi edhe në vëmendjen që ka, sidomos ndaj tre futbollistëve vendas, portierit, Uzuni, Tokmac, futbollistë këta që dinë të bëjnë dallimin.

Ferencvaroshi dhe Prishtina do të përballen nesër nga ora 18:00, në stadiumin “Groupama Aren”, në Budapest.

/Gazeta Olle/

Jo vetëm Roma dhe Juventus, edhe katër skuadra tjera të mëdha evropiane pas Xhakës

Genc Nuza flet pasi do të bëhet gjyqtari i parë kosovar që drejton ndeshje në Ligën e Kampionëve