Ramadani zbulon dy arsyet kryesore për humbjen ndaj Llapit

Prishtina u mposht nga Llapi në “Fadil Vokrri” në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3. Ahmed Januzi realizoi dy gola dhe një gol e shënoi Kushtrim Shabani.

Golat për Prishtinën i shënuan Albin Prapashtica dhe në fund të ndeshjes Mërgim Pefqeli.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Prishtines, Zekirija Ramadani.

“Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë. Një humbje e dhimbshme, por e dinimin se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte. Kemi edhe 90 minuta, ende s’jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve. Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, ka thënë Ramadani.

/Gazeta Olle/