Ramadani tregon si e mposhtën Malishevën me një stërvitje, ka disa fjalë edhe për sfidën ndaj Ballkanit

Drita është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Malishevën në ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë.

Gjilanasit triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1, derisa trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka mbetur i kënaqur me fitoren dhe lojën e futbollistëve të tij.

Ramadani ka thënë se këtë fitore e arritën vetëm me një stërvitje pasi nuk kishin kohë për më shumë.

“Ishte një ndeshje mjaftë interesante, Malisheva ka kualitet dhe ata vinin pas një fitore në udhëtim dhe ne na një humbje. Në aspektin psikologjik ata ishin në avantazh”.

“Ia thash edhe futbollistëve që të merrnim një rezultat pa pranuar gol pa rrezikuar. Edhe Malisheva di të luaj futboll dhe pas atij goli që e dhanë u mobilizuan”.

“I uroj futbollistët për fitoren, që ishte e rëndë, por edhe shumë e merituar. Përveç rezultati jam i kënaqur edhe me lojën pasi luajtëm mirë dhe mund të fitonim edhe më thellë. Në këtë ndeshje erdhëm vetëm me një stërvitje, pasi një ditë ishte rigjenerim”, deklaroi Ramadani.

Krejt në fund Ramadani pati disa fjalë edhe për ndeshjen e radhës të Dritës, ku takohen me kampionin në fuqi Ballkanin.

“Kemi ndeshje me rivalin direkt. Është kampioni aktual dhe ne kemi respektuar Malishevën dhe Ferizajn, do të thotë kemi respekt për të gjitha skuadrat. Angazhimi duhet të jetë i duhuri dhe shpresojmë për fitore. E kam potencuar që në çdo ndeshje do të futemi vetëm për fitore”, përfundoi Ramadani.

Bekim Isufi flet pas humbjes së parë në kampionat, ka disa fjalë për Dritën

Rrahmani e Krasniqi shijojnë fitoren e Sparta Pragës duke luajtur në Ligën e Kampionëve, Laçi protagonist me një gol të bukur