Ramadani tregon se kush është fajtori kryesor për rezultatet e dobëta të Prishtinës

Prishtina nuk ka arritur fitore as në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit janë mposhtur në udhëtim te Drenica, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka deklaruas pas ndeshjes se këto rezultate janë katastrofale, duke theksuar se përgjegjësinë e mbanë vetë ai për këto ndeshje.

“Nuk ka ka ndikuar lodhja në ndeshjet që kemi bërë në Evropë. Në tri ndeshje vetëm një pikë kjo është një katastrofë që e kemi bërë vetë.

“Përgjegjësinë maksimale e mbaj unë për këto ndeshje”, ka deklaruar Ramadani.

Pas tri ndeshjeve të para, skuadra e Ramadanit ka grumbulluar vetëm një pikë.

/Gazeta Olle/

Thaqi: Kur ke përballë një skuadër siç është Drita, mund të bëhen gabime

Tetova: Lojtarët e mi kanë treguar se dijnë të luajnë