Kampioni në fuqi i Kosovës është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas dy humbjeve nga gjiganti hungarez.
Kryeqytetasit pësuan humbje në ndeshjen e parë në Budapest 3-0, derisa sonte u mposhtën 1-3 në Fadil Vokrri.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani duke thënë se është i kënaqur nga ajo që treguan futbollistët e tij përballë një ekipi të fortë si Ferencvaros.
“S’jam i kënaqur, pranuam tre gola, por me lojën jam i kënaqur duke marrë parasysh çfarë kundërshtari kemi përball. Kualifikimi ishte i pamundur, por barazimi do ishte i mirë për moralin e skuadrës”.
“Kjo humbje nuk duhet të na heq motivin sepse duhet ta dimë nivelin ku jemi. Iu uroj futbollistëve për lojën dhe ata nuk duhet të mërzitën për këtë humbje”.
“Jemi të vetëdijshëm se Ferencvaros ishte tjetër ekip. Tani cila do skuadër që do kemi përball qoftë e Uellsit, apo edhe tjetra, synimi ynë do jetë vetëm kualifikimi”, u shpreh trajneri shkupjan i Prishtinës. /Gazeta Olle/